Lather: Kosova të plotësojë kriteret për në NATO

21:44 / 11.03.2013
Gjenerali gjerman, Karl Heinz Lather ka deklaruar se, për t’u anëtarësuar në NATO, Kosova duhet të plotësojë të njëjtat kushte që përmbushën vendet që u anëtarësuan së fundmi.

Në një seminar të zhvilluar në Prishtinë, gjenerali gjerman ka nënvizuar se, pasi këto kritere të jenë përmbushur, çështjet teknike do të mund të zgjidhen mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

“Në kriteret bazë, të cilat asnjëherë nuk kanë ndryshuar dhe nuk besoj se do të ndryshojnë, është stabiliteti institucional, ai politik, sundimi i rendit dhe ligjit, si dhe çështje të tjera”, ka thënë Lather, citon RTK-në “Top Channel”.

I pyetur për çështjen e veriut dhe rolin e KFOR-it atje, Lather ka vlerësuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të çojë në zgjidhjen e problemeve.

“Shpresoj shumë që dialogu do të çojë në zgjidhjen e problemeve atje, duke pasur parasysh se interesi i Kosovës dhe Serbisë është që t’i bashkohen BE-së. NATO në këtë rast s’mund të bëjë asgjë, përveç se të asistojë”, ka thënë gjenerali. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:29 / 20.05.2013
Eneda Tarifa, Foto: FB

Eneda lind vajzë

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, të hënën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.