Lavrov kundër “politizimit të të drejtave të njeriut”

12:12 / 30.10.2012
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se vendi i tij kundërshton politizimin e të drejtave të njeriut.

Ai i ka bërë këto komente në Minsk të Bjellorusisë, në një takim të ministrive të jashtme.

Lavrov ka paralajmëruar shtetet që të mos imponojnë qasje të njëanshme ndaj të drejtave të njeriut.

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimir Makei, ka thënë se ata që kritikojnë të drejtat e njeriut në vendin e tij, “e bëjnë atë për shkak të agjendave të tyre politike”, transmeton REL.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë për shkak të shtypjes që bën presidenti Alyaksandr Lukashenko ndaj opozitës dhe shoqërisë civile.

Qeveria bjelloruse thotë se sanksionet shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:43 / 20.06.2013
Mila Kunis

Kunis: Dashuria është mrekulli

Mila Kunis më fund ka folur për dashurinë e saj që ndjen për të dashurin Ashton Kutcher, duke thënë se kjo është një...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
10:38 / 20.06.2013

Nenadi “masakron” buxhetin

Auditori i Përgjithshëm ka zbuluar një mal shkeljesh në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.