Lazarat, mbërrin fara e re e hashashit nga Holanda

10:59 / 16.07.2012
Një farë e re hashashi ka mbërritur këtë fillim vere në fshatin Lazarat nga Holanda, farë e cila e nxjerr prodhimin e saj brenda harkut kohor të 45 ditëve. Lajmi konfirmohet si nga burime brenda fshatit Lazarat ashtu edhe nga burime konfidenciale të policisë që po zhvillojnë çdo ditë operacione në këtë fshat. Mësohet se fara e tipit të ri të hashashit mbillet, rritet dhe është gati për t’u korrur brenda 45 ditëve.

Ajo arrin lartësinë e 1,5 metrave, hapet më kurorë dhe ka prodhimtari të mirë boçesh e cila fillimisht ka mbërritur tek disa persona. Ajo ka ardhur e porositur nga Holanda, e vendosur në pako 50 gramësh ku secila pako kap vlerën e 8 eurove.

Edhe pse policia ka intensifikuar sulmet për ndalimin e tregtimit të Hashashit, Lazarati vijon rrugën e zgjedhur. Pakoja e parë e ardhur në Lazarat, ka qenë me ambalazh farmaceutik çfarë ka lënë të mendohej për një porosi për medikament për mjekim.

“Kur është bërë prova dhe ka dalë me rezultat, disa djem nga fshati Lazarat kanë shkuar vet në Holandë dhe e sollën farën në fshatin e tyre”, pohuan për GSH burimet e informacionit. Nga ana tjetër mësohet se kjo farë e re hashashi që nga moment i mbjelljes e deri në atë të korrjes mund të kultivohet me shumë lehtësi falë kushteve klimaterike të mira që ka vendi ynë.

Kështu, sipas personave që e kanë kultivuar atë në Lazarat, mësohet se “nga muaji maj e deri në tetor ajo mbillet e korret, mjafton të kujdesesh duke e vaditur pasi do ujë të bollshëm dhe tokë të mirë të plehëruar”, transmeton BalkanWeb. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.