LB: Kosova nuk ka nevojë për parulla

14:29 / 13.08.2012
Lëvizja për Bashkim po i përcjell me shqetësim deklarimet e subjekteve politike të Kosovës në prag të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Lëvizjes për Bashkim shqetësuese në këtë situatë është se këto subjekte në vend se të merren me trajtimin serioz e përmbajtjesor të çështjes, ato, të nxitura nga motive elektorale, shërbehen me fraza e parulla krejtësisht jashtë realitetit.

“Synimet për një ‘traktat paqeje me Serbinë’, ‘për normalizim marrëdhëniesh’, për ‘njohje të ndërsjellë’, apo kërkesa ‘për kërkim faljeje nga ana e Serbisë’, janë synime e kërkesa që do të vinin në shprehje vetëm pasi të zgjidhen problemet që ekzistojnë me Serbinë”, vlerëson LB.

Më tej thuhet se midis Kosovës e Serbisë ka ende çështje mjaft të rënda të pazgjidhura, siç është Kosova Lindore, qyteti i ndarë i Mitrovicës, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku, e të cilat çështje kërkojnë një debat të mirëfilltë e harmonizim pikëpamjesh në mes të subjekteve politike shqiptare, e jo grindje, përplasje e akuza të ndërsjella.

“Prandaj, Lëvizja për Bashkim edhe njëherë u bën thirrje të gjitha subjekteve politike shqiptare që të gjejnë forcë morale e të ulen në një tryezë për t’i diskutuar çështjet që kanë rëndësi të madhe për të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Përndryshe, deklaratat se po punojnë në të mirën e qytetarëve mbesin veçse demagogji. Ndërsa, në anën tjetër, rezultatet e një dialogu të mundshëm me Serbinë pa një agjendë të harmonizuar politike dhe synime të qarta për t’i zgjidhur problemet reale në mes të dy vendeve dhe popujve, mund të jenë me pasoja për Kosovën dhe popullin shqiptar”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.