LDK: Kaos në shëndetësi, qytetarët ikin jashtë për shërim

13:18 / 6.10.2012
Këshilli i Ekspertëve për Shëndetësi i LDK-së konstatoi të shtunën se qeveria Thaçi po vazhdon me politika dhe vendime që thellojnë kaosin në institucione shëndetësore.

Sipas LDK-së, parregullsitë e mëdha janë bërë normë në QKUK si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të zyrtarëve të Qeverisë.

“Për më shumë se dy vite, të gjitha klinikat dhe institutet e QKUK-së vazhdojnë në mënyrë të paligjshme të udhëhiqen nga ushtrues detyre. Parregullsitë në konkursin e fundit për drejtorë të klinikave quan në anulimi e serishëm të tij. Kjo tregon interferimin e politikës, joprofesionalizmin dhe neglizhencën e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë Thaçi në sektorin shëndetësor”, thuhet në kumtesë.

Sipas kësaj partie, retorika e reformave nga ana e Qeverisë Thaçi dhe Ministrisë së Shëndetësisë tanimë është demaskuar plotësisht.

“Klinikave ju mungojnë pajisjet dhe materiali elementar për punë. Qytetarët ikin jashtë vendit për shërim, ndërsa ata që nuk kanë mundësi qëndrojnë në QKUK nën rrezikun që edhe mund të marrin ndonjë sëmundje tjetër. Ministria po shkatërron stafin shëndetësor, i cili është krijuar me dekada përmes specializimeve në vend dhe jashtë. Nuk u implementua decentralizimi i klinikave dhe rritja e kompetencave në menaxhimin e tyre. Ministria e Shëndetësisë për shkak të ndërhyrjeve politike, është bërë pjesë e problemit e jo e zgjidhjes”, vlerëson LDK.

Kjo parti kërkoi që të ndërpriten menjëherë ndërhyrjet politike dhe të grupeve të interesit në menaxhimin e institucioneve shëndetësore. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.