LDK kërkon ndriçimin e atentateve ndaj Rugovës

19:03 / 19.05.2012
Deklaratat e Agim Hotit, i cili pretendon se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-presidentit, Ibrahim Rugova, e kanë shtyrë Lidhjen Demokratike të Kosovës, që t’i drejtohet organeve të gjyqësisë dhe institucioneve më të larta shtetërore për hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve. Këto i ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të 9-të Zgjedhor të FR të LDK-së.ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të 9-të Zgjedhor të FR të LDK-së.

Mustafa ka thënë se LDK-ja, dy ditë më parë, i është drejtuar organeve gjegjëse që të punojnë më shumë për zbardhjen e të gjitha rasteve që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë, si atentatet, tentim atentatet dhe vrasjet, pasi që, sipas tij, kjo do të ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“LDK-ja ka kërkuar, para dy ditësh, tek organet përgjegjëse edhe në prokurori dhe organet e gjyqësisë si dhe organet tjera të Republikës së Kosovës, përfshirë presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin, të përkrahin një proces dhe të marrin masa që të zbardhen të gjitha këto raste që kanë ndodhur me atentate, tentim atentate, vrasje të njerëzve dhe veprimtarëve. Unë mendojë se shteti jonë do të fitojë në përkrahje të qytetarëve dhe në peshën e tij si shtet ligjor, qoftë se arrin t’i ndriçojë të gjitha këto raste. Ndriçimi i këtyre rasteve nuk ka të bëjë vetëm me LDK-në, por ka të bëjë me qytetarin dhe besimin e qytetarëve ndaj shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa, raporton Kosovapress.

Mustafa gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limajt, i cili mbrëmë në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës, ka thënë se LDK-ja, më shumë ka luajtur rolin e opozitës, kur ka qenë në pushtet se sa tash që është në opozitë. Mustafa ka pohuar se LDK-ja nuk bën opozitë sipas shijes së Fatmir Limajt, por sipas kritereve të saja.

“Ne nuk e bëjmë opozitën sipas shijes apo kritereve të Fatmir Limës, por e bëjmë opozitën sipas kritereve tona. Prandaj ne do të vazhdojmë ta bëjmë opozitën ashtu siç e bëjmë ne, pa pasur parasysh çfarë shije mund ta ketë Fatmiri apo dikush tjetër në PDK”, ka thënë kreu i LDK-së, Isa Mustafa. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.