LDK: PDK-ja po përpiqet të manipulojë

14:23 / 19.10.2012
Lidhja Demokratike e Kosovës iu kundërpërgjigj të premten Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimin e shprehur një ditë më parë, ku kërkonte që LDK të distancohet ndaj njerëzve inkriminues.

Sipas LDK-së, Partia Demokratike po përpiqet të manipulojë për të larguar vëmendjen nga kaosi që e ka përfshirë.

“Në një komunikatë të qarkulluar mbrëmë vonë, partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit, kërkonte nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të marrë “qëndrimin distancues ndaj njerëzve inkriminues të llojit të Enver Sekiraqës, dhe të distancohet nga lufta politike me fushatat e tilla linçuese ndaj luftës çlirimtare. Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron absurde një kërkesë të tillë të PDK-së”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

Kjo parti theksoi se nuk ka pse të distancohet nga pretendimet dhe veprimet që nuk kanë të bëjnë me të.

“PDK-ja e ka gabuar adresën, meqë Enver Sekiraça nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë funksion në Lidhjen Demokratike të Kosovës, asnjë lidhje me LDK-në dhe nuk ka folur e nuk flet në emër të LDK-së. Qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës i bën publike kryetari i saj, strukturat drejtuese dhe askush tjetër”, vlerësoi LDK .

Kjo parti tha se PDK-ja, me deklarata të tilla absurde, po përpiqet ta largojë vëmendjen nga mosmarrëveshjet e brendshme dhe kaosi që e ka përfshirë.

Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri thirrje PDK-së që të heqë dorë nga manipulimet e kësaj natyre dhe të tregojë seriozitet në raportet me partitë politike dhe në komunikimet publike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.