LDK: Thaçi sërish tenton t’i mashtrojë arsimtarët

11:03 / 18.09.2012
Premtimin e djeshëm të kryeministrit Hashim Thaçi për rritje pagash për arsimtarët, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si një premtim bosh të tij dhe përpjekje për të mashtruar mësimdhënësit.

Për ta dëshmuar të kundërtën, LDK-ja fton Thaçin ta bëjë të qartë kur do të implementohet kjo rritje. Po ashtu, LDK-ja fton ministrin e Financave, Bedri Hamza, të deklarohet se nga do të sigurohen mjetet për këtë rritje, ose të marrë guximin dhe ta përgënjeshtrojë shefin e tij.

Në një kumtesë të lëshuar për media, LDK-ja e fton Thaçin që të paguajë pagat me rritje për muajt janar dhe shkurt të vitit 2011, sipas premtimit që ka dhënë në fushatën e tij, sepse ky është edhe borxhi i tij privat.

LDK-ja gjithashtu fton Thaçin të paguajë mungesën e mjeteve nga granti për arsim për paga të arsimtarëve në një pjesë të mirë të komunave të Kosovës.

“Ia kujtojmë premtuesit Thaçi se shumë komuna po përballen me vështirësi për të paguar pagat e arsimtarëve, pasi granti për arsim për vitin 2012 është i njëjtë me vitin 2011, kur nuk u paguan pagat me rritje për janar dhe mars 2011. Si rezultat, arsimtarët mund të mbesin pa paga në nëntor e dhjetor të këtij viti.
LDK-ja e fton z.Thaçi të ndajë buxhet për përfundimin e shkollave nëpër komuna që kanë nisur nga viti 2008 e këndej dhe të heqë dorë nga tentimi për të mashtruar përsëri”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

Partia më e madhe opozitare konsideron se nga çdo rritje e pagave duhet të përfitojnë të gjitha kategoritë ( arsimtarët, nëpunësit civilë, mjekët, policët, prokurorët, gjykatësit, trupat e forcave të sigurisë, doganierët, zjarrfikësit dhe kategoritë e tjera të të punësuarve në sektorin publik).

Kjo parti vlerëson se nga çfarëdo rritje duhet të përfitojnë edhe pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, si dhe invalidët e luftës dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta.

LDK-ja fton kryeministrin Thaçi të implementojë Ligjin për kategoritë e dala nga lufta, ta aprovojë sa më parë Ligjin për pensionet dhe të rrisë asistencën sociale për familjet e varfra, përpara se të vendosë të rrisë buxhetin për asfaltin me kosto tepër të lartë dhe të papërballueshme. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:00 / 25.05.2013
George Michael, Foto: Getty Images

George Michael u hodh qëllimisht nga automjeti?

Fakte të shumta dhe deklaratë të dëshmitarëve pohojnë se George Michael me qëllim është hedhur nga automjeti në lëvi...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.