Lejon hyrjen e Vulinit, suspendohet shefi i policisë në Zveçan

19:31 / 14.09.2012
Policia e Kosovës ka suspenduar nga detyra ushtruesin e detyrës së shefit të Stacionit Policor në Zveçan, Dejan Vidojevic, për shkak të mospërfilljes së hierarkisë komanduese.

“Suspendimi i pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe zhvillimi i hetimeve të brendshme, është iniciuar me kërkesë të drejtorit rajonal, pasi besohej se oficeri i policisë së Kosovës, kishte dështuar në respektimin e urdhërit dhe mospërfillje të hierarkisë komanduese lidhur me hyrjen ilegale të një zyrtari të Republikës së Serbisë në teritorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës nuk ka bërë me dije se për cilin zyrtar është fjala, por të premten pa leje të Policisë në Zveçan ka qëndruar, shefi i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili përmes një deklarate ka mbështetur strukturat paralele serbe, duke thënë se Serbia nuk do të largohet nga veriu i Kosovës.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se rreshteri policor, aktualisht ushtrues i detyrës së komandantit të stacionit policor në Zveçan, është suspenduar me vendim të drejtorit rajonal mbi bazën e dyshimit të shkeljes dhe mosrespektimit të Ligjit të Policisë dhe Parimeve e Procedurave të Policisë së Kosovës.

Ditë më parë, autoritetet policore kanë dëbuar Vulinin jashtë territorit rë Republikës, gjatë një vizite që po zhvillonte në Kosovë, për shkak se kishte devijuar nga agjenda për të mos mbajtur fjalime politike, për të cilën gjë ai ishte pajtuar, kur ka marrë lejen për të vizituar Kosovën.

Sipas procedures së paraparë, zyrtarët serbë për të vizituar Republikën e Kosovës duhet të bëjnë kërkesë te përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Prishtinë. Më pas kërkesa i përcjellet Qeverisë së Kosovës, e cila merr vendim pasi ta ketë shqyrtuar agjendën. Në rastin Konkret Prishtina ka vlerësuar se Vulin e ka shpërfillë agjenden dhe është deportuar nga Kosova. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.