Lëndohen dy fëmijë nga goditja me vetura

12:10 / 31.01.2013

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë orëve të fundit kanë ndodhur më shumë se dyzet aksidente trafiku, ku prej tyre disa kanë përfunduar me lëndime trupore, ndër ta edhe një fëmijë në Prizren dhe tjetri në Malishevë.

Sipas policisë, në rrugën “Ismajl Qemajli” në Prizren, ngasësi me veturë civile me targa vendore nga pakujdesia ka goditur një fëmijë, këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Këmbësori pas tretmanit mjekësor në spitalin e Prizren është liruar në shtëpi.

Kurse, në rrugën “Rilindja Kombëtare” në Malishevë një person me veturë civile nga pakujdesia ka goditur po ashtu një fëmijë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Këmbësori pas tretmanit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Malishevë është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Po ashtu, në fshatin Lladroviq të Malishevës ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile me targa vendore. Si pasoj e aksidentit është lënduar pasagjerja femër e cila pas tretmanit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Malishevë është liruar në shtëpi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.