Lëndohen rëndë dy maturantë në Sarandë

19:44 / 19.05.2012
Dy të rinj u dërguan nga Saranda në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë për jetën. Njëri prej tyre ra nga kati i katërt i një hoteli, ndërsa tjetri lëndua në këmbë tek xhami i derës së hotelit. Të rinjtë janë maturantë që kishin mbërritur në Sarandë, për të kaluar një fundjavë me bashkëmoshatarët e tyre.

Burime nga policia bënë të ditur se 18-vjeçari Egli Roci nga Durrësi është dëmtuar te xhami i hotelit, ku po qëndronte bashkë me maturantët e tjerë, ndërsa Francesko Mino nga Bubullima e Lushnjës rezulton të ketë rënë nga kati i katërt i hotelit. Dyshohet se 18-vjeçari ka tentuar të kalojë në ballkonin e dhomës tjetër, ndërsa ishte nën efektin e pijeve alkoolike, transmeton BalkanWeb.

Kanë qenë shokët e dhomës së hotelit ata që e kanë dërguar me urgjencë në spital të riun. Mendohet se shkak për ngjarjen ka qenë konsumi i tepërt i alkoolit gjatë natës në frekuentimin e diskotekës. Mjekët thanë se nga ekzaminimet emergjente në trupin e tij, kanë konstatuar politrauma, çka ka detyruar dhe transportimin e tij për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Policia e Vlorës bën të ditur se për të dyja rastet bëhet fjalë për ngjarje aksidentale, ndërkohë që ka nisur hetimet ndaj mjekëve të Urgjencës së Sarandës për mos raportim të dy incidenteve në polici.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se ky është një nga disa raste që Urgjenca e qytetit jugor nuk raporton për incidente të tilla, duke shkelur ligjin për mos njoftim të organeve të rendit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.