Leposaviq: 47 vjeçari vdes në aksident trafiku

11:45 / 17.10.2012
Policia e Kosovës njoftoi se të martën rreth orës 23:45min, njësitë policore të stacionit Leposaviq, së bashku me hetuesit dhe teknikët e kriminalistikës nën mbështetje të ekipit të zjarrfikësve i janë përgjigjur një ngjarjeje aksidentale, që ka rezultuar me humbje tragjike të jetës së një personi.

Ngjarja aksidentale është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Kratinë, përkatësisht në rrugën magjistrale Leshak – Mitrovicë, ndërsa viktima, R. Zoran, mashkull 47 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, besohet të kishte humbur jetën, pasi aksidentalisht ishte rrokullisur poshtë rrugës magjistrale, me traktorin e tij.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar nga pakujdesia e vet drejtuesit të traktorit, përkatësisht viktimës së rastit.

Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin, ndërsa në mungesë të elementeve të veprës penale, i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës t’i lirohet familjarëve të tij, kurse rasti të regjistrohet si aksident trafiku me pasoja fatale. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim/Arkiv
Foto: Ilustrim/Arkiv
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:50 / 19.06.2013

Kosova e Bullgaria të gatshme të këmbejnë ekspertizën në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, me të cilën...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.