Letër BE-së për vazhdimin e mandatit të EULEX-it?

13:47 / 31.07.2012
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është takuar me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, me zëvendës ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kelly C. Degnan dhe zëvendës shefin e Misionit të EULEX-it, Andy Sparkes, me të cilët është diskutuar roli dhe mandati i EULEX-it pas përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Në njoftimin për media thuhet se po ashtu u diskutua nevoja për një ftesë zyrtare nga Qeveria e Kosovës, drejtuar Bashkimit Evropian, për vazhdimin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, e bazuar në Kushtetutën e Kosovës, e ashtuquajtur “Shkëmbim i Letrave.”

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se ‘Shkëmbimi i Letrave’ mes Kosovës dhe BE-së duhet të ketë disa gjëra parasysh; respektimin e bazës ligjore të Kosovës; kufizimin e mandatit te EULEX-it deri më qershor, 2014; pëlqimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga institucionet e Kosovës; krijimin e një marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe BE-së nëpërmjet këtij Shkëmbimi Letrash, dhe miratimin e marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi kërkoi gjithashtu ndihmë nga EULEX-i për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit.

Po ashtu sa i përket definimit të detyrave të EULEX-it, Kuçi tha se duhet: zhvilluar objektiva të qarta me afate të caktuara për detyrat e përmendura në këtë marrëveshje; analizuar pasojat ligjore dhe buxhetore për sa i përket këtyre detyrave, si dhe duhet të përfshihet Plani për Transferimin e Kompetencave nga EULEX-i në Institucionet e Kosovës, siç u propozua në tetor, dhe përsëritur në maj të 2012-së në Bruksel. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.