Lezhë, ekzekutohet një 25-vjeçar, identifikohet autori
Ekzekutohet me armë zjarri një 25 vjeçar, ndërkaq policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin. Burime nga policia e Lezhës, bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes së 25-vjeçarit Martin Shtjefi është Mariglen Përgjini, 26-vjeç. Martin Shtjefni u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm ( rreth orës 02:00) në rrethana të paqarta në një lokal në Lezhë, raporton BalkanWeb.
Nga hetimet paraprake mësohet se Shtjefni ka qenë në një lokal në rrugës Lezhë-Tiranë, pranë kryqëzimit të ‘Shënkollit’ kur është qëlluar me armë zjarri. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të vrasjes. /Telegrafi/