Liderët kosovarë ngushllojnë familjen Xhaferi

18:56 / 15.08.2012
Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, ngushëlluan familjen Xhaferi me rastin e vdekjes së politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Arben Xhaferi. Ngushllime familjes Xhaferi dhe liderit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, iu ka dërguar edhe lideri i opozitës, Isa Mustafa.

“E mora me dhimbje të thellë lajmin e rëndë për vdekjen e shpejtë dhe të hershme të kryefamiljarit tuaj, udhëheqësit politik të shqiptarëve në Maqedoni e themeluesit të Partisë Demokratike Shqiptare, z.Arbën Xhaferi”.

“Ne emër të institucioneve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për ju”, thuhet ndër të tjera në telegrafimin e presidentes.

“Vdekja e hershme e Arben Xhaferit është humbje e jashtëzakonshme për Ju, familje Xhaferi, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të. Arben Xhaferi ishte profil i lartë i politikanit, mendimtarit dhe vizionarit që la gjurmë të ndritur dhe kontribut të çmuar në jetën politike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë hapësirën shqiptare”, thuhet në telegramin e kryeministrit.

“Arben Xhaferi shquhej për mprehtësinë politike, thellësinë intelektuale, transparencën e ideve dhe konceptimin global të çështjes shqiptare. Ai la gjurmë të thella në kuadër të lëvizjes së përgjithshme për çlirimin e shqiptarëve, duke artikuluar individualitetin e tij në parti politike, në krijimin e opinionit publik, në trajtimin analitik, sintetizues dhe vlerësues të pozitës së shqiptarëve në shekullin e kaluar dhe shekullin aktual”.

“Me vdekjen e Arben Xhaferit u shua një nga mendjet më të ndrituar të qytetërimit shqiptar. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju familje Xhaferi, miqve dhe gjithë atyre që çmojnë dhe vlerësojnë kontributin e gjithanshëm të Arben Xhaferit”, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi

Ngushllime familjes Xhaferi dhe liderit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, iu ka dërguar edhe lideri i opozitës, Isa Mustafa.

“Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Arbën Xhaferi, themeluesit të Partisë Demokratike Shqiptare, prijësit të shqiptarëve në Maqedoni dhe intelektualit të shquar”.

“Në emrin tim, në emër të strukturave drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të anëtarësisë së gjerë, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe”.

“Z. Arben Xhaferi do të mbahet mend përherë për veprën e madhe në shërbim të kombit. Ai i dha frymë intelektuale dhe evropiane sjelljes politike të shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet në telegramin e liderit të LDK-së.

Telegrame ngushllëllime për vdekjen e Arbën Xhaferit familjes dhe PDSH-së u kanë dërguar edhe liderë tjerë institucionesh dhe partishë politike të Kosovës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Arben Xhaferi
Arben Xhaferi
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.