Ligj për konfiskim, e jo për amnistim

13:17 / 24.09.2012
Forumi Këshillues i OJQ-ve për pakon Ligjore Antikorrupsion edhe njëherë shprehë pakënaqësinë për projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurive të fituara me anë të veprave penale të dërguar nga Qeveria në Kuvend.

Forumi i OJQ-ve e konsideron si të pa pranueshëm këtë projektligj, për arsye se as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e shoqërisë kosovare për rregullimin e fushës së konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme.

“Ky projektligj nuk i përmban elementet kryesore që duhet t'i ketë një ligj që merret me konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë jo-ligjore. Konsiderojmë se pa ndryshimin e emërtimit të projektligjit nga pasuri të fituara me vepër penale në pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme të gjitha dispozitat tjera ligjore që i ka ky projekt ligj do të jenë të kota. Për ne si Forum elementi i panegociueshëm dhe i padiskutueshëm është se ky projektligj duhet të emërtohet si ligji për konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Kjo për arsye se do t'u krijoj organeve të ndjekjes dhe gjykimit dispozita në bazë të të cilave mund të konfiskojnë pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme pa ekzistuar fare figura e ndonjë vepre penale të paraparë në Kod Penal”. Elemente tjera shtesë që Forumi konsideron që duhet të përmbajë ky projektligj, janë: barra e provës të bartet tek i dyshuari kur kemi të bëjmë me dyshime se i dyshuari ka pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme; lejimi i retroaktivitetit të ligjit për të gjitha pasuritë e fituara në mënyrë të kundërligjshme pa marrë parasysh kohën e fitimit të pasurisë,; krijimi i strukturave të veçanta për konfiskim brenda institucioneve ekzistuese do të ndihmonte në luftimin e fenomenit të pasurimit të paligjshëm.

“Edhe një herë theksohet se nëse ky ligj kalon i tillë sikurse është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ai nuk ndihmon në luftimin e krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Mirëpo do të amnistojë të gjitha ata persona që pas lufte e tutje kanë krijuar pasuri milionëshe nga hiq gjë. Pra ky projekt-ligj më tepër shihet si legalizim i pasurive të paligjshme të krijuara deri me tani nga persona të caktuar, sidomos të nivelit të lartë politik dhe të tjerët”.

Forumi Këshillues i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që të mos e votoj këtë projektligj që të kaloj leximin e parë në Kuvend dhe të vazhdoj procedurën drejt miratimit, mirëpo ta rikthej në Qeveri dhe të jep rekomandime se si të ndërtohet ky projektligj në mënyrë që të kemi një ligj që do të ndihmojë rregullimin e fushës, e jo ligj sa për të shtuar një numër ne legjislacionin penal dhe për të plotësuar gjoja një standard evropian drejt liberalizmit të vizave dhe proceseve integruese evropiane. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për “Trepçën”

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.