Ligji shkelet me konsensus

20:04 / 16.09.2012
Riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte një nga çështjet që mbajti pezull deri dy muaj më parë konsensusin mes socialistëve dhe demokratëve.

Ky nen u pa me llupë nga të dyja palët, derisa ata erdhën në një variant konsensual që çoi në miratimin e të gjitha ndryshimeve të tjera të Kodit dhe më pas në dekretimin e Kodit të ri Zgjedhor nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, më 16 gusht.

Sipas Kodit konsensual, kjo është data nga nis dhe llogaritja e afateve për zgjedhjen e 6 anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas të kryetarit të ri. Sipas ligjit elektoral, partitë parlamentare duhet ta kishin përmbyllur këtë proces deri në 15 shtator, pasi neni përkatës i Kodit përcakton se "Kuvendi, 30 ditë nga data e shpalljes së këtij ligji, zgjedh anëtarët e KQZ-së", raporton “Top Channel”.

Ajo që ka ndodhur nuk është as më shumë e as më pak, por shkelje e afateve ligjore me mirëkuptimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, të cilët kanë rënë dakord ta shtyjnë dhe për pak ditë kohën kur partitë të çojnë në parlament emrat për gjashtë anëtarët e KQZ-së. Nga zgjedhja e tyre varet më pas zgjedhja e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që sipas Kodit ka një procedurë të veçantë dhe "zgjidhet jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i procedurës për zgjedhjen e anëtarëve".

Burime zyrtare bëjnë të ditur se për kryetar të KQZ-së kanë aplikuar pranë Kuvendit disa persona, por burime të tjera konfirmojnë se asnjëri prej tyre nuk ka mbështetjen e partive politike. Që do të thotë se do të duhen edhe disa ditë të tjera që partitë kryesore të nxjerrin nga poshtë mëngës asin me të cilin do të luajnë për të fituar Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:28 / 24.05.2013
Leona Lewis

Leona Lewis e interesuar në astrologji

Këngëtarja britanike, Leona Lewis, fascinohej nga astrologjia kur ajo ishte e re dhe gjithmonë ëndërroi që të shkonte n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
9:52 / 24.05.2013

Fadil Ismaili, miliona euro “Komtel”-it

Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomit të Kosovës (MZHE), Fadil Ismajli, i emëruar në kuadër të riformatimit të qeverisë T...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.