Lihet i lirë i dënuari për vrasje (Video)

20:42 / 18.08.2013

Fatjon Kapri, 33 vjeç, i dënuar në mungesë me 22 vjet nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen me thikë të Ylli Pepës në Londër, në vitin 2001, është liruar me kusht nga Gjykata e Edinbugut në Skoci.

Pasi u kap në Skoci para tre vitesh, pas kalimit në arrati për nëntë vjet me identitetin e rremë, Sajmir Sadiku, autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij.

Megjithatë, tre gjykatës skocezë vendosen për lirimin e tij me kusht që ai të banojë në adresën e paraqitur në Gjykatën e Apelit, deri në shkurt të vitit të ardhshëm, kur ka seancën e ardhshme për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, ai nuk do të duhet të aplikojë për marrje pasaporte apo dokument udhëtimi.

Fatjon Kapri do të jetojë në Glasgou dhe duhet të raportojë në një nga stacionet e policisë së këtij qyteti. /Top Channel/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.