LIIB: Thyhet miti i pafajësisë së ushtarëve gjermanë

15:28 / 23.09.2012
Publikohen për herë të parë bisedat e ushtarëve gjermanë për krimet dhe mizoritë e Luftës së Dytë Botërore. Me vite të tëra për këto krime të rënda janë fajësuar pjesëtarët e SS-it dhe bashkëpunëtorët e afërt e Adolf Hitlerit. Por, për herë të parë tash, incizimet e inteligjencës britanike nga ajo kohë zbulojnë krimet që i kanë bërë krye në vete ushtarët e rëndomtë gjermanë.

Këto incizime janë bërë me ndihmën e mikrofonave të fshehur, që u janë vendosur të burgosurve gjermanë. Ndërsa, transkriptat janë përmbledhur tashti në librin: “Ushtar: Për luftën, vrasjen dhe vdekjen - Incizimet sekrete të ushtarëve të burgosur gjermanë nga Lufta e Dytë Botërore”.

Ndërmjet viteve 1940 dhe 1945, britanikët dhe amerikanët ua kanë montuar mikrofonat 13 mijë ushtarëve robër lufte - gjermanë dhe italian - të të gjitha gradave dhe shërbimeve, ndërsa shumica e tyre ishin të burgosur në Londër.

Libri i përpiluar nga historianët gjermanë, Soenke Neitzel dhe Harald Welzeri, është përkthyer tash vonë në gjuhën angleze dhe ofron një pikëpamje tjetër për LIIB, raporton “Daily Mail”.

Incizimet janë dëgjuar dhe tashti pritet të zbulohen sekrete me rëndësi të madhe strategjike, si dhe përvojat e ndryshme të luftës. Detajet e bisedave jo vetëm që dëshmojnë nivel të lartë të dhunës, por edhe kënaqësinë e ushtarëve kur kanë kryer ato akte, diçka për të cilat ata më herët nuk shpalleshin përgjegjës.

"Ishte një ngjarje në treg, me plot njerëz, ku disa mbanin familje. I kemi ekzekutuar të gjithë. Ishte zbavitëse”, thoshte njëri ushtar, derisa tjetri zbulonte: “Njëherë kemi bombarduar në Eastbourne. Teksa kemi fluturuar e kemi parë një kështjellë - dukej se kishte balo apo diçka të ngjashme brenda - me plotë zonja të veshura mirë dhe me muzikë. kemi kaluar një herë, e pastaj i kemi sulmuar. Uh, uh, sa kënaqësi që ishte”.

"Kënaqesha kur bombardoja”, thoshte një pilot. “Kisha gjithmonë një ndjenjë të dridhurash, një ndjenjë të mirë. Është mirë kur e rrëzon dikën”.

Ushtarët kanë folur edhe për pikëpamjet e tyre mbi armikun, liderët e tyre, si dhe detajet e misioneve luftarake dhe të përvojave të tmerrshme të krimeve që kanë kryer apo kanë parë.

Në një transkript të bisedës përmendet biseda e tre ushtarëve për vrasjen e një francezi të panjohur.

Zotleterer: Kam vrarë një francez nga shpina. Voziste biçikletën.
Webber: Nga afër?
Zotleterer: Po.
Heuzer: A donte të të kapte?
Zotloterer: Jo ore. E doja unë biçikletën e tij.

Incizimet përmbajnë përshkrime shqetësuese të abuzimit seksual dhe të torturave. Kështu, në një pjesë, një ushtar i quajtur Reimbold thotë: "Në kampin e parë për oficerët në të cilin ata më mbanin, ishte një debil nga Frankfurti, një toger i ri. Ai tha: "E kemi kapur një spiune që vraponte në lagje. Së pari e kemi goditur në gjoks me një shkop, pastaj me bajoneta i kemi therë mollaqet saj. Pastaj e kemi... e kemi nxjerrë jashtë dhe gjuanim në të. Teksa rrinte shtrirë, kemi hedhur bomba tek ajo. Sa herë që binte një pranë saj, ajo bërtiste si e çmendur’. Me mua në tavolinë ishin shtatë oficerë dhe të gjithë pëlcisnin nga të qeshurat”. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.