Lika përballë Bexhetit në Tetovë
Ish-kryetari i komunës së Tetovës, Hazbi Lika do të jetë kandidati i BDI-së në garën për komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Lika, i njohur edhe si ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Pollogut nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë kryetar i komunës së Tetovës, mirëpo ai humbi garën në zgjedhjet e vitit 2009 përballë kundërkandidatit të PDSH-së, Sadi Bexheti.
Mirëpo, Lika dhe Bexheti pritet sërish të sprovohen në garën për komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale të marsit të vitit të ardhshëm.
Rikandidimi i Likës është konfirmuar nga disa burime të larta partiake, ndërsa jozyrtarisht mësohet se ndër kandidaturat që po shqyrtohen është edhe ajo e ministrit aktual të mbrojtjes, Fatmir Besimi, transmeton INA. /Telegrafi/