Limaj, fushatë për IQM në rrethinën e Malishevës

Publikuar: 10:02 / 6.10.2013
Limaj, fushatë për IQM në rrethinën e Malishevës
0shares
komente

Ish -nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj nuk ka ditë që nuk mban takime politike në fshatrat e Malishevës.

Ai është i vendosur që të largojë nga pushteti kryetarin aktual dhe kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj. Limaj i ka dalë në krah Iniciativës Qytetarë Për Malishevë. Ai bashkë me përfaqësuesit e kësaj iniciative çdo ditë takohet me banorët e shumë fshtrave. Limaj mbrëmë ka qëndruar në fshatin Kijevë dhe Bubavec.

Ai është mirëpritur nga qytetarë të shumtë të këtyre fshatrave. Hapësirat ku janë mbajtur këto dy tubime kanë qenë të vogël për t’i zënë të gjithë qytetarët, që kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin për të dëgjuar dhe parë Limajn. Edhe në këto dy tubime madhështore Limaj ka kërkuar nga qytetarët që të ndëshkohet qeverisja e kaluar dhe të votohet IQPM-ja.

Kandidati i IQPM-së, Ragip Begaj, ndërkaq në këto tubime ka shpalosur programin qeverisës për Komunën e Malishevës. Ai i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e fuqishme që po ia japin IQPM-së.

“Qytetarët në mënyrë masive po shprehin zhgënjimin e thellë tek qeveria lokale dhe mosbesim për udhëheqësit e saj”, tha Begaj, transmeton prizrenpress.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithëve që të zhvillojnë një fushatë të qetë, demokratike dhe civilizuese.

“Kjo kjo ndihmon ndryshimet dhe proceset demokratike në komunën tonë”, tha Begaj. /Telegrafi/
 

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.