Limaj i zhgënjyer nga Thaçi: Nuk shkon më kështu

11:46 / 21.09.2012
Nënkryetari i Partisë Demokratike (PDK), ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj nuk ka kursyer kritikat ndaj kreut të partisë, kryeministrit Hashim Thaçit, lidhur me mënyrën si po e menaxhon partinë, por edhe për mënyrën si po e menaxhon shtetin.

“Nuk udhëtohet presidenti dhe kryeministri i shtetit në një vend, ngase ata secili prej tyre e përfaqësojnë shtetin. Këtë më mirë duhet ta dijë protokolli i shtetit i cili është i ngarkuar me një gjë të tillë”, ka thënë Limaj në një debat televiziv në Klan Kosova.

Duke diskutuar përbërjen e gjerë prej 50 vetash të delegacionit të Kosovën në New York, Limaj u shpreh se kjo është e panevojshme, “ngase atje nuk do të ndodhë asgjë me rëndësi për Kosovën”.

Limaj ka qenë kritik veçanërisht rreth mënyrës si po menaxhohet partia. Ai është shprehur se takimi i fundit vjen me një vonesë prej një vit e gjysmë.

“Kritika kryesore ka qenë pse nuk është mbledhur kryesia për një vit e gjysmë”, ka thënë Limaj, duke shtuar se qëndrimet e partisë ndërtohen në kryesi dhe jo gjetkë.

Sipas Limajt, dikur partia ka qenë më e disiplinuar, por kjo nuk po ndodhë edhe tani. Për këtë, ai ka fajësuar drejtpërdrejt kreun e partisë, Hashim Thaçin.

“Pse nuk jemi të mbledhur duhet ta pyesni kryetarin e partisë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se ”tani e tutje nuk mund të vazhdohet kështu”.

“Natyrisht jam i zhgënjyer në kryetarin e partisë, i cili nuk e ka mbledhur kryesinë, kur dalin njerëz të cilët flasin në emër të partisë, pa pasur një qëndrim të kryesisë së partisë. Ne kemi përgjegjësi ndaj votuesve, prandaj askush nuk mund të flasë në emër të partisë pa pasur një qëndrim zyrtar”, ka thënë Limaj, duke theksuar se në PDK duhet të ketë më shumë demokraci të brendshme.

Ai është shprehur se lufton që PDK të jetë “jo vetëm parti liderë me vota, por parti lidere edhe me demokraci”.

Limaj ka mbrojtur edhe një herë qëndrimin e tij për modelin “një anëtar, një votë” për zgjedhjet në kuadër të partisë. Rreth organizimit të kongresit të ardhëm, Limaj është shprehur: “PDK nuk ka më nevojë për improvizime, prandaj nuk duhet një kongres vetëm për sy e faqe, por një kongres i vërtetë”.

Ai edhe njëherë është shprehur kundër koalicionit me Aleancën për Kosovën e Re, derisa e ka quajtur të pamoralshme mënyrën e prishjes së koalicionit me LDK-në. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.