Limaj sërish hetohet, reagon EULEX-i

9:52 / 11.09.2012
EULEX-i është përpjekur të hënën t’i arsyetonte veprimet hetimore të një prokurori të vet kundër Fatmir, Demir e Florim Limajt, si dhe kundër Endrit Shalës për dyshimet për vepra kriminale, duke reaguar për raportimin e “Kohës Ditore” të së shtunës.

“EULEX-i dëshiron të demantojë pohimet e bëra në artikullin e “Kohës Ditore” të datës 8 shtator 2012, ku thuhet se një prokuror i EULEX-it është duket shkelur Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në reagimin të EULEX-it, të cilin e ka quajtur demant, shkruan "Koha Ditore".

Në këtë reagim misioni i BE-së ka thënë se në prill të këtij viti EULEX-i ka shpjeguar situatën ligjore.

Sipas shpjegimit të EULEX-it, afati kohor prej 24 muajsh nuk ka të bëjë me akuza të mundshme shtesë ose kundër të dyshuarve të tjerë të mundshëm që mund të shtohen në një fazë të mëvonshme të hetimit.

Misioni i BE-së në fakt nuk ka demantuar asgjë nga ajo që është raportuar në “Koha Ditore”. Pa vendim gjykate prokurori po vazhdon hetimet. Ka nxjerrë vendim për zgjerim hetimesh në rastin e deputetit Fatmir Limaj, i cili dyshohet për katër vepra penale. Në kuadër të rastit të tij po hetohen edhe Demir Limaj e Endrit Shala. Vendim të ri ka nxjerrë për Florim Limajn. Për rastin e Fatmir Limajt, që mban numrin PPS 425/09, afati për hetime ka kaluar më 23 prill 2012. Në kuadër të këtyre hetimeve, të martën prej orës 10:00 Fatmir Limaj do të merret në pyetje. Ai ka marrë ftesë për këtë seancë. Ftesën e ka konfirmuar avokati i Limajt, Tahir Rrecaj.

Siç shkruan “Koha Ditore”, të premten EULEX-i shumë pyetjeve rreth këtij hetimi u është përgjigjur me një fjali: “Ne nuk komentojmë nëse janë apo nuk janë duke u zhvilluar hetimet”, ka thënë ky mision në një përgjigje me anë të postës elektronike.

Gazeta ka raportuar se prokurori i EULEX-it, Johannes Picke, po zhvillon hetime të reja kundër Fatmir Limajt. Ky prokuror ka zgjeruar hetimet kundër Demir Limajt dhe Endrit Shalës, që lidhen me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj, dhe ka nxjerrë vendim për nisje të hetimeve kundër Florim Limajt.

Hetimet kundër ish-ministrit Fatmir Limaj, shefit të prokurimit Nexhat Krasniqi zyrtarisht kanë filluar më 23 prill 2010. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Fatmir Limaj
Fatmir Limaj
 
 
Magazina
16:13 / 18.05.2013
Bonnie Tyler

Bonnie Tyler anuloi konferencën për shtyp, u frikësua nga humbja e zërit

Këngëtarja që përfaqëson Britaninë e Madhe në Eurovision, Bonnie Tyler, ka anuluar konferencën për shtyp të së premt...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.