Limaj sërish paraqitet në prokurori

14:39 / 11.09.2012
Ish-ministri i Transportit dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj është thirrur prapë sot në Prokurorinë speciale të e EULEX-it. Kjo thirrje është bërë për nënshkrimin e procesverbalit të seancës dëgjimore të datës 20 mars të këtij viti.

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj tha se prokurori ka tentuar që ta marrë në pyetje prapë sot Fatmir Limajn. Por, sipas tij ky hetim i është i është i kundërligjshëm për arsye se hetimet kanë përfunduar në muajin prill.

Ai theksoi se lidhur me këtë rast prokurori nuk i ka dhënë asnjë shkresë të lëndës.

”Jo nuk ka mundësi ligjore për shkak se neni 222 i Kodit të procedurës penale e parasheh qartë. Nëse prokurori ka filluar një hetim të ri kundër Florim Limajt kjo nuk i jep atij të drejtë të vazhdojë hetime edhe kundër personave të tjerë të bazuar në aktvendim që dedikohet për Florim Limajn”', tha Rrecaj, transmeton RTK.

Prokurori i EULEX-it, Johannes Picke, po zhvillon hetime të reja kundër Fatmir Limajt.

Ky prokuror ka zgjeruar hetimet kundër Demir Limajt dhe Endrit Shalës, që lidhen me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj, dhe ka nxjerrë vendim për nisje të hetimeve kundër Florim Limajt.

Rrecaj tha se Limaj nuk do të thirret prapë në prokurori. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:21 / 21.05.2013

Viti 2013, vit i bashkëpunimit të Qeverisë me BERZH-in

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota priti në një takim shefin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.