Liria fetare është e kufizuar

20:54 / 30.07.2012
Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mostoleranca fetare ka vazhduar të pllakosë botën në vitin e kaluar. Në botimin e fundit të raportit vjetor mbi liritë fetare, Departamenti amerikan i Shtetit tha se qeveritë në shtetet, si Bahrein, Irak dhe Rusi, kanë reaguar ndaj konfliktit dhe grupeve që i konsiderojnë “ekstremistë të dhunshëm” në ato mënyra që kanë kufizuat lirinë fetare dhe kanë kontribuar në jotolerancë sociale.

Në raport thuhet se ligjet mbi blasfeminë, apostazinë dhe shpifjen janë përdorur në masë më të madhe nga qeveritë në vitin e kaluar duke kufizuar kështu liritë fetare.

Po ashtu, siç transmeton REL, thuhet se një numër shtetesh, përfshirë Kinën, Iranin, Korenë Veriore dhe Arabinë Saudite, mbesin “shkelësit kronikë dhe sistematikë” të lirisë fetare.

Në raport vihet në pah një rritje globale e antisemitizmit dhe jotolerancës në mes të grupeve tjera përfshirë ahmaditë, bahaitë, budistët dhe myslimanët ujgurë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.