Lirim nga akuza për një rast të vrasjes

14:33 / 27.12.2012

Gjykata e Qarkut në Prizren, në një Trup gjykues të përbërë prej një gjykatësi të EULEX-it dhe dy gjykatësve vendës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, ka liruar nga akuza një të pandehur, i cili qe akuzuar për vrasje të rëndë.

Trupi gjykues kishte gjetur se nuk ishte dëshmuar se ai e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Ky rast ka të bëjë me një person nga Prizreni, i cili ishte zhdukur në gusht të vitit 1999, mbetjet mortore e të cilit ishin gjetur në fshatin Karaçicë, komuna e Shtimes, në vitin 2000 dhe 2002.

Në vitin 2011, një Trup gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prizren kishte shpallur të pandehurin e këtij rasti, Skender Voca, fajtor për kryerjen e kësaj vrasje. Pas parashtrimit të ankesës nga avokati mbrojtës, Gjykata Supreme e kishte miratuar atë dhe rasti qe dërguar për rigjykim. Ky rigjykim ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.