Lista paraprake për kandidatët për deputet PS-PD

10:25 / 2.05.2013

Partitë e mëdha, PD e PS kanë saktësuar tash më pjesën më të madhe të kandidatëve për deputetë, të cilët do të përbëjnë listën zyrtare që ditën e hënë do të regjistrohet në KQZ. Kështu, lista e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit do të njohë surpriza, duke filluar me qarkun më të madh, atë të Tiranës. Mësohet se këtë qark do ta kryesojë lideri Sali Berisha, ndërkohë që në listë figuron edhe emri i ish-kreut demokrat, Eduart salami.

Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se Selami do të kandidojë në njësinë nr. 2 dhe prej ditësh ai ka filluar takimet me zgjedhësit kryeqytetas. Një tjetër prurje e re në listën e demokratëve është kandidimi në zonën e Kombinatit të ish-kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani, i cili edhe ai ka nisur fushatën elektorale në kryeqytet. Nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, është një tjetër emër i ri për PD-në, e cila do të kandidojë një njësinë elektorale nr.8.

Po ashtu mësohet se në Tiranë do të rikthehet për të kandiduar edhe deputeti aktual i qarkut të Lezhës, Edi Paloka. Ende nuk dihen emrat e tjerë, të cilët do të garojnë në qarkun më të madh të vendit, duke mos përjashtuar në këtë listë edhe atë të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Një lëvizje e re e kryeministrit Berisha në listën e kandidatëve për deputetë është edhe ajo e kreut të PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi, për të cilin flitet se do të konkurrojë në qarkun e Lezhës.

Ndryshime të tjera janë ato në qarkun e Beratit, ku në garë hyn Astrit Veliaj, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës kandidon përherë të parë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj. Ndryshime pritet të ketë edhe listat e Shkodrës, ku hyjnë në garë Bardh Spahia dhe Benet Beci, ndërkohë që në qarkun e Kukësit mendohet të konkurrojë Mimoza Hajdarmataj si kandidate e Tropojës. Ministrat dhe krerët e grupeve të punës nuk do të ndryshojnë nëpër qarqet ku janë aktualisht dhe po punojnë prej javësh për fitoren e 23 qershorit.

Nga ana e saj edhe lista e kandidatëve të Partisë Socialiste pritet të na lançohet ditën e hënë me surpriza, këto qofshin në qarkullimin e disa emrave të vjetër, që do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe në këto zgjedhje, qoftë edhe në përbërjen e re. Tashmë, kryetari socialist, Rama ka prezantuar një pjesë të mirë të të rinjve që hyjnë në listën e deputetëve të sigurt për të fituar në 23 qershor dhe që vijnë nga jashtë PS-së.

Lista e kandidatëve për deputetë në Tiranë mbetet ende në diskutim, deri në orët e para të ditës së hënë, kur pritet të publikohet edhe ekipi zyrtar i skuadrës që do të përfaqësojë PS-në në këto zgjedhje. Kështu, për qarkun e Tiranës, që mbetet ende më i rëndësishmi në vend dhe ku PS synon të marrë sërish shumicën, pra mbi 16 deputetë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në listë Vasilika Hysi e Besnik Baraj, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, Artan Gaçi, Xhemal Qefalia, por nga ana tjetër mësohet se në Tiranë është vendosur që këtë herë të futet edhe deputeti i Dibrës, Sadri Abazi apo Arben Malaj, i cili ka qenë në Vlorë deri në zgjedhjet e 2009. Në qarkun e Tiranës këtë herë kemi në zonën e Kavajës, kandidatin Parid Cara, të prezantuar nga Rama pak kohë më parë. E para e listës së Tiranës, këtë herë do të jetë Lindita Nikolla, kryetarja e njësisë nr.1 në Tiranë dhe një nga njerëzit e vlerësuar së tepërmi nga kryetari Rama. Por, ndryshime do të ketë edhe në qarqe të tjera të vendit.

Gjithsesi, gjithçka do të konfirmohet në orët e fundit të afatit zyrtar të regjistrimit, që mbetet ora 00:00 e datës 6 maj.

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET NË QARKUN E ELBASANIT
PARTIA SOCIALISTE
1. Ben Blushi Elbasan
2. Alfred Peza Peqin
3. Evis Kushi Elbasan
4. Taulant Balla Elbasan
5. Damian Gjiknuri Elbasan
6. Musa Ulqini Librazhd
7. Arben Kamami Gramsh
8. Luan Tabaku Elbasan
9. Bukurosh Stafa Elbasan
10.Astrit Halili Elbasan
11. Shegushe Ligori Elbasan
12.Artur Topi Librazhd
13.Rovena Beqiraj Elbasan
14.Mehdi Pepa Elbasan

PARTIA DEMOKRATIKE
1. Arben Imami Elbasan
2. Luçiano Boçi Elbasan
3. Adriana Gjonaj ose
Klodiana Cankja Elbasan
4. Dashnor Sula Peqin
5. Ardian Turku Elbasan
6. Shefqet Deliallisi ose
Rrahim Çota Librazhd
7. Dilo Stafa Librazhd
8. Sytbi Hida Gramsh
9. Bardhyl Musai Elbasan
10.Mati Çela ose
Bexhet Uruçi Elbasan
11. Zheni Gjergji Elbasan
12.Aurel Bylykbashi Elbasan
13.Mimoza Hasekiu Elbasan
14.Qamil Dika ose
Viktor Bella Elbasan
LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
1. Edmond Haxhinasto
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM E UNITET
1. Aqif Rakipi
PARTIA REPUBLIKANE
1. Luan Duzha
ALEANCA KUQEZI
1. Asllan Musta
FRYMA E RE DEMOKRATIKE
1. Artin Kovaçi
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET NË QARKUN E SHKODRËS

PARTIA DEMOKRATIKE

1. Jozefina Topalli
2. Astrit Bushati
3. Arenca troshani
4. Benet beci
5. Gjok Uldedaj
6. Fredi Stërkaj
PARTIA SOCIALISTE

1. Tom Doshi
2. Mimoza Hafizi
3. Paulin Sterkaj
4. Keti Bazhdari
5. Astrit Beci
LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

1. Agron Çela
2. Nora Malaj
3. Gëzim Podgorica
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTET NË QARKUN E BERATIT

PARTIA DEMOKRATIKE

1. Genc Pollo
2. Astrit Veliaj
3. Lefter Maliqi
4. Arenc Berati
PARTIA SOCIALISTE

1. Fidel Ylli
2. Ermonela Felaj
3. Eduard Shalsi
4. Eduard Bejko
5. Çlirim Brisku ose Thoma Jaçe
LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

1. Nasip Naço
2. Gledion Rehovica

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E KORÇËS

PARTIA DEMOKRATIKE

1. Ridvan Bode
2. Edmond Spaho
3. Entela Prifti
4. Gjergji Papa
5. Fatbardh Kadilli

PARTIA SOCIALISTE

1. Pandeli Majko
2. Bashkim Fino
3. Olta Xhaçka
4. Ilir Pendavinji
5. Ilir Xhagolli
6. Ylli Ziçishti
LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

1. Piro Kapurani

PARTIA REPUBLIKANE
1. Erjon Harruni
ALEANCA KUQ E ZI
1. Altin Dauti

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E VLORËS

PARTIA SOCIALISTE
1. Edi Rama
2. Valentina Leskaj
3. Fatmir Toçi
4. Luiza Xhuvani
5. Eduard Leka
6. Eltar Deda

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E FIERIT

PARTIA SOCIALISTE
1. Gramoz Ruçi
2. Eglantina Gjermeni
3. Armando Subashi
4. Ilirjan Celibashi
5. Ervin Konçi
6. Arben Çuko
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Sokol Olldashi
2. Mesila Doda
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E GJIROKASTRËS
PARTIA SOCIALISTE
1. Arben Ahmetaj
2. Erion Veliaj
3. Anastas Angjeli
4. Lef Kosta
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Genc Ruli
2. Arta Musaraj
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E DURRËSIT
PARTIA SOCIALISTE
1. Blendi Klosi
2. Ilir Beqaj
3. Klodiana Spahiu
4. Armando Duka
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Eduard Halimi
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E KUKËSIT
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Flamur Noka
2. Fatos Hoxha
3. Mimoza Hajdarmataj
PARTIA SOCIALISTE
1. Vexhi Muçmataj
2. Ramë Hoxhaj
3. Ilir Zela
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E LEZHËS
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Aldo Bumçi
PARTIA SOCIALISTE
1. Mimi Kodheli
2. Armando Prenga
3. Arben Ndoka

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E DIBRËS
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Myqerem Tafaj
2. Sherefedin Shehu
3. Florian Mima
PARTIA SOCIALISTE
1. Shkëlqim Cani
2. Qemal Minxhozi
3. Mimi Kodheli
LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E TIRANËS

PARTIA SOCIALISTE
1. Lindita Nikolla
2. Besnik Baraj
3. Saimir Tahiri
4. Fatmir Xhafaj
5. Ditmir Bushati
6. Arben Malaj
7. Namik Dokle
8. Sadri Abazi
9. Erjon Braçe
10. Enkelejda Shkreli
11. Parid Cara
12. Dashamir Peza
13. Artan Gaçi
14. Xhemal Qefalia
15. Pjerin Ndreu
16. Vasilika Hysi
PARTIA DEMOKRATIKE

1. Sali Berisha
2. Eduart Selami
3. Arben Ristani
4. Jorida Tabaku
5. Edi Paloka
6. Majlinda Bregu. /Bw/Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.