Listës së bashkëpunëtorëve i shtohen edhe tre shqiptarë

13:42 / 5.08.2012
Zgjerohet lista e personave të shpallur nga Komisioni për Verifikimin e Fakteve si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Gazetarë, ish-deputetë, ish-gjykatës, ish-kryetar komunash, ish-drejtorë të drejtorive dhe të tjera profile të personave janë identifikuar se kanë pasur lidhje dhe kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete të shtetit, njofton Zhurnal.

Mustafa Spahiu (gazetar), Hisen Shaqiri (gazetar) dhe Rexhep Zllatku, janë tre emrat e rinj të shqiptarëve që janë gjetur në listën e bashkëpunëtorëve krahas nëntë personave të tjerë që janë shtuar në mënyrë plotësuese së fundmi, si Trendafil Ivanovski (ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese), Milenko Gaber (ish-drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Berovë), Gjorgji Prculovski (ish-kryetar i Komunës Berovë), Mihail Andreev (ish-drejtor), Kiro Leonid (ish-drejtor), Branko Temov (ish-anëtar i Këshillit Drejtues), Petar Cellakoski (ish-drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Manastir) dhe Kiro Dojçinovski (ish-deputet).

Komisioni për Verifikimin e Fakteve ka paralajmëruar se do të vijojë më tej lustrimin e ish-funksionarëve që më pas të kalojë edhe në atë të funksionarëve aktualë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
9:55 / 20.06.2013
James Gandolfini

Ndërron jetë James Gandolfini

James Gandolfini, aktori i njohur më së shumti për rolin e bosit Tony Soprano në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar ...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
9:37 / 20.06.2013

Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë

Konkurrenca në treg veç tjerash ka për qëllim kryesorë sigurimin e çmimeve të favorshme dhe reale për konsumatorë. Nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.