Llapjanët protestojnë në mbështetje të Grupit të Llapit

10:39 / 4.06.2013

Rreth 30-40 llapjanë janë duke protestuar në përkrahje të Grupit të Llapit, para gjykatës, ku sot mbrojtja e Grupit te Llapit do të paraqesë fjalën përfundimtare.

Protesta ishte paralajmëruar në rrjetet sociale nën moton “Ta përkrahim Grupin e Llapit”.

Por, vet Rrustem Mustafa - Remi ka kundërshtuar këtë protestë, raporton “Express”.

“Ju njoftojmë se ne nuk e kemi parë të arsyeshme që të bëhet një organizim i tillë dhe se nuk jemi pjesë e organizimit e as që kemi autorizuar dikë që gjatë ditë së nesërme 04.06.2013 që nga ora 08:00 të dalin në përkrahje të Grupit të Llapit para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kur kemi parasysh që ne kemi modelin tonë të mbrojtjes dhe nuk do të ndërrojmë asgjë në mbrojtjen tonë. Do të mbesim kështu, pa kërkuar ndihmë nga askush, ngase nuk mendojmë që kemi nevojë”, thuhet në deklaratën e Rrustem Mustafës-Remit, ndaj të cilit dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, po zhvillohet proces gjyqësor. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.