Londra ka frikë nga "vala ballkanike"

23:28 / 8.10.2012
Nga frika e “vërshimit” të bullgarëve dhe rumunëve në vitin e ardhshëm, atëherë kur do të hiqet kufizimi për punësimin e tyre, Londra synon vendosjen e vizave për këto dy shtete, raporton agjencia bullgare "Standard". Për këtë masë radikale angazhohen konservatorët në pushtet.

Kolegët e partisë së kryeministrit David Cameron janë duke menduar parandalimin e “mësymjes” së punëtorëve nga Evropa Lindore.

“Londra zyrtare është duke e konsideruar vënien në pikëpyetje të lëvizjes së lirë në Bashkimin Evropian”, tha për “Sunday Times”, ministrja e Brendshme britanike, Theresa May.

Në “Downing Street” kanë frikë nëse vitin e ardhshëm do të kërkojnë punë në Britani të Madhe një valë e madhe bullgarëve dhe rumunëve, pasi më 2013 hiqen kufizimet për punësimin e tyre në këtë vend.

Një valë e ngjashme e punëtorëve të rinj është regjistruar në vitin 2004, kur polakët dyndën këtë ishull.

Cameron beson se çështja e lëvizjes së lirë të njerëzve duhet të jetë temë e bisedës mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Komisionit Evropian, gjë të cilën veç është duke e bërë ministri i Jashtëm William Hague.

Kryeministri Cameron madje kërcënon se nëse është nevoja, do të vë veto në bisedimet buxhetore me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.