Lufta për të “djathtën”

10:10 / 9.10.2012
Ftesa e partisë më të madhe opozitare, LDK-së, për të formuar koalicionin e partive të djathta në Kosovë, konsiderohet jokoherente në këtë periudhë.

Kjo për faktin se partitë politike, përveç “Vetëvendosjes”, nuk janë përcaktuar ideologjikisht se cilit tabor i takojnë, ta djathit apo të majtit. Derisa të gjitha të tjerat ose deklarohen të djathta ose të qendrës së djathtë, politikat që i zhvillojnë i nxjerrin nga ky tabor, shkruan “Zëri”.

Analistët politikë vlerësojnë se orientimi ideologjik i partive politike në Kosovë është ende në suaza deklarative.
Për shkak të konotacionit negativ që mund ta ketë e majta, nga historia, vetëm një parti deri më tani është deklaruar e majtë.

Ndërkaq, iniciativa e LDK-së, për një bllok të djathtë, sipas analistit Krenar Gashi, ende nuk është ofertë për një bllok politik, porse, sipas tij, ajo mund të quhet vetëm një nismë për një gjë të tillë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se LDK-ja kur u ka bërë ftesë partive të djathta e ka huq adresën, pasi që, sipas tij, parti e djathtë dhe më e madhe në Kosovë është PDK-ja.

“Ne i vlerësojmë të gjitha partitë, mirëpo LDK-ja me krizën e brendshme që e ka bën përpjekje ta zhvendosë vëmendjen nga vetvetja në dikë tjetër. Megjithatë PDK-ja i ka të qarta përcaktimet e veta dhe ato janë të djathta”, ka thënë Grabovci. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.