Luftë e ‘dështuar’ kundër korrupsionit

18:09 / 27.01.2012
Mënyra e hartimit të strategjive të deritashme për ta luftuar korrupsionin, ka qenë e gabuar dhe ka ndikuar negativisht në këtë luftë, vlerësojnë përfaqësuesit e Lëvizjes për qeverisje të mirë dhe qytetari aktive “Fol”.

Në një tryezë, të cilën e ka organizuar kjo Lëvizje, me temën “Strategjia kundër korrupsion 2012-2016”, përfaqësuesit e saj kanë theksuar se në hartimin e strategjisë së re po përsëriten gabimet e ngjashme, ashtu si më parë.

Armend Mazreku, hulumtues në Lëvizjen Fol, ka thënë se strategjia e re, ashtu sikurse ajo paraprake, nuk është fare në funksion të luftimit të korrupsionit. Ai ka kritikuar mënyrën e hartimit të strategjisë së re, duke vlerësuar se ajo ka një varg mungesash.

“Edhe në strategjinë ekzistuese, për fat të keq, nuk është bërë asnjë hulumtim paraprak empirik, i cili, pak a shumë, do të gjurmonte shkaqet, natyrën dhe karakteristikat e korrupsionit në Kosovë dhe që për fat të keq, ka qenë karakteristikë, apo thënë më mirë, ka qenë dobësi e të gjitha strategjive”, ka thënë Mazreku, raporton REL.

Kritikave të përfaqësuesve të Lëvizjes Fol, u është përgjigjur Burim Sadiku, shef i Divizionit për Legjislacion dhe Edukim në Agjencinë Kundër Korrupsion. Ai ka thënë se qëllimi i përgjithshëm i strategjisë së re kundër korrupsionit është që të kontribuojë në reduktimin progresiv të korrupsionit, forcimin e integritetit dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucionet e qeverisjes, si dhe për të promovuar parimin e “tolerancës zero” ndaj korrupsionit.

Ndërkaq, sipas raportit të Organizatës Botërore për luftë kundër korrupsionit, Transparency Internacional, Kosova ka rënë edhe më shumë në rangimin e shteteve, të cilat e luftojnë korrupsionin. Ndryshe, Strategjia Kundër Korrupsion 2012-2016 tashmë është miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe pritet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Armend Mazreku
Armend Mazreku
 
 
Magazina
21:14 / 22.02.2012

Jahjaga do të takohet me Jolie e Streep

Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi presidenten ...
Teknologji
21:22 / 22.02.2012
Nook Tablet më i lirë

Nook Tablet më i lirë

Pas paralajmërimeve jozyrtare, Barnes & Noble edhe zyrtarisht paraqiti versionin e ri të tabletit të vet Nook, i cili ka dyf...
Ekonomi
16:46 / 22.02.2012
Foto: Ilustrim

ATK grumbullon mbi 48 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka vazhduar me trendin e suksesshëm të të hyrave për periudhën janar-shkurt 2012, ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.