Lugina të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

16:33 / 2.03.2013
Ish-shefi i misionit të OSBE-se në Kosovë, William Walker mendon se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të duhej të përfshihej në dialogun politik që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Walker ka thënë se qeveria serbe nuk po i trajton qytetarët në Luginë si të barabartë me pjesën tjetër të vendit.

“Po, absolutisht! Nëse të dy palët ulen në tavolinë dhe bisedojnë për marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve aty natyrshëm duhet të bisedohet edhe për shqiptarët që jetojnë nën kontrollin serb. Mirëpo, mendimi im personal rreth pyetjes se kah po shkojnë bisedimet... Unë nuk jam shumë optimist. Unë e përcjell situatën atje për më shumë se 13 vjet dhe e kam vërejtur se serbët nuk e kanë dhënë akoma asnjë centimetër dhe ata nuk janë serioz rreth ndryshimeve, por ata vetëm duan që të dominojnë bisedimet dhe e tyre, të jenë të sigurt se pozita e tyre nuk dëmtohet. Pra, unë nuk jam shumë optimist për bisedimet që po bëhen. Në anën tjetër do t\'u sugjeroj që në bisedime të shtrohet në tavolinë edhe çështja e Luginës së Preshevës”, ka thënë Walker, në një intervistë për Kosovapress.

Ish i pari i OSBE-së në Kosovë, i cili politikën, krimet e Serbisë në Kosovë i pati cilësuar si “krime kundër njerëzimit” thotë se merakoset për qytetarët e Preshevës sepse e njeh mirë politikën serbe. Ai u bënë thirrje preshevasve që të ngrisin zërin për kërkesat e tyre.

“Unë vetëm po shpresoj se qeveria e Beogradit kupton se ata duhet t\'i trajtojnë të gjithë qytetarët dhe të gjitha etnitetet si qytetarë të besueshëm dhe t\'i trajtojë disa kinse ata nuk janë në njëfarë mënyre qytetarë të dorës së parë. Pra, ky është një gabim i madh në anën e Beogradit. Unë po shpresoj se populli që jeton në Luginën e Preshevës e kupton këtë gjë, t\'i paraqesë kërkesat e veta ku do të futeshin të gjitha kërkesat shoqërore dhe ekonomike. Nëse shqiptarët nuk do të trajtoheshin në të njëjtën mënyrë si trajtohen serbët nga qeveria e Beogradit atëherë ata duhet të ankohen dhe të bëjnë diçka rreth këtij problemi”, ka theksuar Walker.

Ai shpreson se qeveria e Shteteve të Bashkuar një ditë do të shoh fytyrën e vërtetë të Beogradit dhe të ngrit zërin në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Sipas tij, Qeveria në Beograd do të duhej të kuptonte se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe se, si të tillë, do të duhej të trajtoheshin. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
William Walker
William Walker
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.