Luksemburgu konfirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

15:40 / 18.07.2013

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi priti ambasadorin e Luksemburgut, jorezident për Kosovë, Leon Delvaux. Në këtë takim u shpreh interesim për ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në rrafshin parlamentar.

Kryeparlamentari çmoi lart marrëdhëniet e deritashme që të dy vendet kanë kultivuar ndërmjet tyre dhe vlerësoi se mundësitë për bashkëpunim tejkalojnë nivelin e marrëdhënieve aktuale.

Kryetari Krasniqi shtroi nevojën e një ndikimi të vazhdueshëm të Brukselit mbi Beogradit, në funksion të detyrimit për realizimin e marrëveshjeve të arritura dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të mirë të të dy popujve.

Duke shprehur kënaqësinë që është përfaqësuesi i parë i shtetit të tij në Kosovë, ambasadori Delvaux konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për Kosovën edhe në vitet e ardhshme. Ai shfaqi interesim për punën e Kuvendit të Kosovës, marrëveshjet me Serbinë dhe pritjet për realizimin e tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.