Lunacek: Fundi i mbikëqyrjes, mesazh i mirë
Përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur është mesazh për pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën ,që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur dhe në këtë mënyrë BE-ja të flas me një zë dhe misioni i saj në Kosovë, EULEX, nuk duhet të jetë neutral karshi pavarësisë së Kosovës, ka thënë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.Eurodeputetja austriake ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovën pasi që komuniteti ndërkombëtar ka vlerësuar se shtetndërtimi i Kosovës ka qenë i suksesshëm dhe se Republika e Kosovës është një fakt i pamohueshëm.
“Që të jem reale, e di që kjo nuk ndodh brenda natës. Fakti që pesë vendet e BE-së nuk janë duke e njohur Kosovën vërtetë janë duke e penguar qasjen e Bashkimit Evropian karshi Kosovës”, ka thënë Luancek për Dukagjini.com.
Lunacek ka shtuar se Qeveria e re e Serbisë do të duhej ta shihte fundin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës si një hap pozitiv dhe të kërkojë zbatimin e planit të Ahtisarit në veri të Kosovës./Telegrafi/