Majko:Bashkimi kombëtar nuk bëhet me fjalë

11:55 / 30.12.2012

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, mendon se deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për bashkimin kombëtarë janë vetëm fjalë. Sipas tij, qeveria Berisha nuk ka pasur asnjë iniciativë paraprake, që ta realizoi këtë ide.

Majko në një intervistë për “News 24”, thotë se, fillimisht duhet të bisedohet për një ekonomi të përbashkët me Kosovën.

“Kjo qeveri që e deklaroi me të madhe bashkimin kombëtar s'ka bërë një konferencë ekonomike të shqiptarëve në rajon. Duhet të diskutojmë për një treg të përbashkët ekonomik dhe ky debat tashmë ka filluar në Prishtinë. Bashkimi kombëtar nuk mund të realizohet me fjalë”, ka thënë, ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.