Majko-grekëve: Për Himarën, merrni leksione nga Rusia
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve anti-shqiptare të deputetit të partisë greke neonaziste “Agimi i Artë”, Kristo Papa, të bëra në Himarë gjatë ceremonisë përkujtimore të Aristotel Gumës.Majko i ka dënuar këto deklarata dhe e ka ftuar nazistin grek, sikundër e ka cilësuar, që të marrë leksione për historinë e Himarës nga Rusia, duke iu referuar të dhënave që servilen në faqen zyrtare në internet të ambasadës ruse në Tiranë, njofton Noa.
“Unë i besoj variantit zyrtar të diplomacisë ruse për marrëdhëniet me shqiptarët. Tek e fundit vjen nga një diplomaci e një shteti me arkiv të vjetër dhe memorie historike”, shprehet Majko në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/