Majko: Nuk nënshkrova marrëveshjet Kosovë –Shqipëri, ishin edhe në gjuhën serbe

19:13 / 28.01.2013
Deputeti i PS-së dhe ish-ministri kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko nuk ka pranuar të nënshkruante tri marrëveshje midis Shqipërisë dhe Kosovës. Madje, kjo sipas tij, u bë edhe pse nuk kishte dëshirën të mos i nënshkruante. Thotë se ka abstenuar ngase ato tri marrëveshje ishin përveç në gjuhën shqipe edhe në atë serbe.

Në statusin e tij në facebook, ai ka shkruar se tri marrëveshjet ishin të nënshkruara nga ministrat e Drejtësisë së dy vendeve dhe se shkas që nuk i ka nënshkruar është se marrëveshjet në fjalë ishin shkruar në shqip dhe serbisht.

“Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve. Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë ‘ndërkombëtare’ për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje”, përfundon ai statusin e tij.

Ndryshe, Majko ishte i pari politikan shqiptar që pati reaguar për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë nga xhandarmëria serbe ditë më parë./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.