Mali, trupat akuzohen për vrasje në masë

10:23 / 24.01.2013
Ushtria e Malit ka kryer një seri ekzekutimesh masive teksa lufton për të marrë nën kontroll veriun e kontrolluar nga militantët islamikë.

Denoncimi ka ardhur nga Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilës shumë njerëz janë vrarë vetëm sepse nuk kishin dokumente identifikimi, njofton TCH.

Një ushtar i ushtrisë lokale i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërkohë që OKB thotë se 7.100 civilë janë larguar në vendet fqinje që nga nisja e luftimeve më 10 janar.

Raportet sugjerojnë se ushtria e Malit, e përbërë kryesisht nga ushtarë me ngjyrë, ka vënë në shënjestër banorët arabë dhe ata me etni tuareg.

Sipas raporteve, në këtë mënyrë ka dalë në pah aspekti racor i luftës, që është mbuluar nga prania e trupave perëndimore që luftojnë kundër militantëve islamikë.

Franca ndërhyri ushtarakisht më 11 janar për të frenuar avancimin e militantëve, të cilët janë të lidhur me Al Qaeden dhe kërcënuan se do ta kthenin Malin në një shtet terrorist.

Aviacioni francez ka bombarduar vendndodhjet e rebelëve dhe ka vendosur rreth 2 mijë trupa tokësore për të ndihmuar ushtrinë e dobët maliane për të rimarrë territorin.

Federata tha se nevojitet të zhvillohet një hetim i pavarur për abuzimet e dyshuara të ushtarëve malianë dhe se përgjegjësit duhen ndëshkuar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.