Mamurras, helmohen dhe vdesin dy gra nga ushqimi në dasmë
Ushqimi që kanë konsumuar në një dasmë ka sjellë helmimin dhe vdekjen e dy grave në Mamurras.Viktimat janë Prena Gega dhe Drenusha Prendi dhe sipas hetimeve paraprake rezulton se ato janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë dje në një dasmë. Edhe pse kanë marrë ndihmën mjekësore, përsëri ajo nuk ka mundur t'i kthejë në jetë, transmeton “Shekulli”.
Policia po heton bashkë me ekspertizën mjeko-ligjore për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij helmimi kaq të rëndë. /Telegrafi/