Maqedoni, armatë e të punësuarve në të zezë

14:10 / 7.08.2012
Janë me mijëra punëtorë që punojnë punë në të zezë, pa u evidentuar nëpër institucionet sociale në Maqedoni.

Punët në të zezë edhe më tutje janë prezentë në Maqedoni dhe se një armatë e tërë e qytetarëve, kryesisht moshave të reja punojnë në të zezë punë të ndryshme. Duke nisur nga kryerja e punës fizike e deri tek punët juridike dhe nëpër byrotë e ndryshme, janë pjesë e realitetit të pranisë së vazhdueshme të punës në të zezë në Maqedoni.

Një pjesë e madhe e punëtorëve që janë të angazhuar në të zezë janë kryesisht në ndërtimtari, zejtari, bujqësi dhe blegtori, por edhe deri tek institucionet, atje nuk punojnë kuadro me një honorar mujor, por pa të ardhme të përcaktuar të vendit të punës.

Agjencia për punësim e Maqedonisë nuk jep shifra të hollësishme të të papunëve që janë të evidentuar si të papunë, mirëpo që kryejnë punët në të zezë.

“Nuk mund të kemi shifra të sakta, për shkak se ata individë nëpër ente paraqiten si të papunë, ndërsa kryejnë punë në të zezë”, theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Shifra e papunësisë në Maqedoni shkon mbi 340 mijë veta, mirëpo përpjesëtimi i kësaj shifre jozyrtarisht nxjerr si të punësuar në të zezë mbi 70 mijë veta. Organizata e Punëdhënësve në Maqedoni alarmon gjendjen e tillë të punëtorëve në të zezë, që kryesisht mbahet në gjendje të tillë nga punëdhënësit e ndryshëm.

“Ka raste të shumta, që punëtorët nuk lajmërohen dhe ata mbahen ashtu pezull me një mëditje e cila nuk kalon 10 apo 15 euro, varësisht se në cilën degë punojnë”, ka theksuar Angel Dimitrov nga kjo organizatë.

Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar se do të shtojë masat e sigurisë për zbulimin e punëtorëve në të zezë, dhe se në këtë rast do të goditen punëdhënësit, të cilët nuk i plotësojnë detyrimet përballë ligjit. Masat e reja të zbutura antikrizë parashohin dënime me tre rroga të punëdhënësit, në rast se zbulohen punëtorë në të zezë dhe pa sigurim shëndetësor e pensional. Deri tani po shqiptoheshin dënime të larta deri në 20 mijë euro, në rast se do të hetohej ndonjë punëtorë i paralajmëruar në ndonjë kompani vendore. Mirëpo, tani për tani masat e përmirësuara ndëshkimore sërish do të luhatin punëdhënësit për të mos realizuar detyrimet ndaj punëtorëve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.