Maqedoni, asnjë i dënuar për djegien e flamujve shqiptarë

10:39 / 23.06.2012
Në Maqedoni askush nuk është dënuar lidhur me djegien e flamurit shqiptar dhe thirrjet raciste antishqiptare.

Janë regjistruar disa incidente ku janë shfaqur thirrje raciste antishqiptare, por edhe në dy raste djegia e flamurit shqiptarë, shkruan Ina.

Në rastin e parë djegia e flamurit shqiptarë ndodhi në një ndeshje sportive në Shkup, midis klubeve të basketbollit Liria dhe Rabotnicki, ku tifozët maqedonas pas grisjes së flamurit, ata i vunë flakën dhe se për këtë incident janë pasqyruar edhe pamje filmike. 

Në rastin e dytë është organizata Kristiane, e cila përmes një video – xhirimi gjithashtu ka shfaqur pamjet lidhur me djegien e flamurit shqiptarë.

 

Në të dyja rastet nuk janë zhvilluar hetime dhe nuk ka pasur asnjë përgjegjës për këto vepra që nxisin urrejtje dhe fyerje ndëretnike.

Autoritetet në Maqedoni nuk kanë kërkuar përgjegjësi as ndaj ndonjë drejtuesi të tifozëve të klubeve maqedonase, të cilët në ndeshjet sportive nga stadiumet bëjnë thirrje raciste dhe shfarosëse kundër shqiptarëve.

Mynir Ismaili nga fshati Shum i Strugës është qytetari i vetëm i dënuar me burg në Maqedoni, për shkak të djegies së flamurit maqedonas në janar të këtij viti.

Ndaj tij gjykata shqiptoi burgim prej 5 muajve, ndërsa i akuzuari tha se kishte bërë aktin pas veprimeve dhe thirrjeve raciste të tifozëve maqedonas nëpër terrenet sportive kundër shqiptarëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.