Maqedoni, pritet rikonstruimi i Qeverisë

23:33 / 8.10.2012
Qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI së shpejti pritet të pësojë ndryshime, pas votëbesimit të fituar javën e kaluar.

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se në fokusin e ndryshimeve është ministria e Mbrojtjes, Drejtësisë dhe ministria e Eurointegrimeve. Siç bëhet e ditur, VMRO-DPMNE insiston që nga posti i ministrit të Mbrojtjes të largohet Fatmir Besimi, ndërsa emri i këtij të fundit lakohet nga BDI si kandidatura e mundshme për komunën e Tetovës.

Në BDI kanë theksuar se nuk japin Ministrinë e Mbrojtjes në rast se do të insistonte VMRO-DPMNE. Lëshimi eventual i këtij dikasteri do të ndodhte nëse BDI do të merrte Ministrinë e Brendshme ose Ministrinë e Financave.

Portali maqedonas “Plusinfo” theksoi se BDI do të jap ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa në këmbim të kësaj do të marrë Ministrinë e Shëndetësisë ose të Arsimit. Sipas këtij portali, BDI synon që në garën për Tetovën të ketë nënkryetaren dhe zëvendëskryeministren për eurointegrime, Teuta Arifi. /Telegrafi/

Rikonstruimi i Qeverisë pritet të ndodhë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.