Maqedonia në misionet paqësore të BE-së
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikola Poposki, ka nënshkruar sot në Bruksel marrëveshjen me Shërbimin Evropian për Aksion të Jashtëm (EEAC), që mundëson pjesëmarrjen aktive dhe të barabartë të vendit tonë në operacionet e BE-së për menaxhimin e krizave në botë.“Ju jepni kontribut të madh në misionet ‘Altea’ në Bosnjë dhe Hercegovinë, kurse prej tani hyjmë në diçka më të strukturuar, kurse kjo është korniza për partneritet, e cila tregon se vendi juaj është më shumë se kurrë partner i rëndësishëm për ne. Shoh në perspektivë aventura të përbashkëta të cilat na presin, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, por dhe në fusha të tjera. Ju falënderoj se na shoqëroni vazhdimisht”, tha Sekretari Gjeneral i EEAC-së, Pjer Vimont.
Poposki ka theksuar, në anën tjetër, se marrëveshja për bashkëpunim në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes me BE-në është moment i shumëpritur për Maqedonisë. /Telegrafi/