Marnhac: Veriu është në duar të politikës

17:51 / 21.09.2012
Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac ka kërkuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare që të bëjnë lëvizje politike për veriun, në mënyrë që të shmanget dhuna dhe tensionet në këtë pjesë të vendit.

Në një intervistë për RTV21, shefi i EULEX-it ka thënë se misioni i tij nuk do të zmbrapset, pavarësisht sulmeve nga grupet kriminale në veri ndaj njësive të policisë së EULEX-it.

Marnhac ka shtuar se nuk e ka ndërmend që të tolerojë sulmet, mirëpo sipas tij, realiteti në terren e bën të vështirë që të bëhen hetime të mirëfillta.

Duke folur për arrestimet e fundit të zyrtarëve të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorime të detyrës zyrtare, Marnhac ka thënë se duhet të bëhen dallime nga çështjet politike me ato që kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit.

Vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri në qershor 2014, shefi i misionit të BE-së e ka cilësuar sukses dhe rikonfirmim i mbështetjes politike për praninë e EULEX-it në Kosovë. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Xavier de Marnhac
Xavier de Marnhac
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.