Marrëveshja Kosovë-Serbi, problem vetëm gjyqtarët?

19:58 / 14.03.2013
Beogradi dhe Prishtina kanë arritur një marrëveshje mbi veriun e Kosovës, por nuk kanë rënë ende dakord se kush do të emërojë atje gjyqtarët, shkruan portali "Ballkanin Insight".

Një diplomat në kushte anonimiteti tha për BI se zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë janë pajtuar mbi autoritetin ekzekutiv, i cili do t’ju dorëzohet në komunave në veri të Kosovës, por nuk bien dakord për atë se kush pos EULEX-it do të emërojë gjyqtarët në veri: serbët e Kosovës apo Qeveria në Prishtinë.

Burimi tha se të dy palët kanë pajtuar për pushtetin ekzekutiv dhe të ardhmen e "Asociacionit të komunave serbe", e cila do të zëvendësojë institucionet paralele të financuara nga Serbia dhe do të veprojë nën kontrollin e përgjithshëm të Prishtinës.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, mbërriti sot në Beograd nga Kosova në përpjekjen për të zgjidhur formën e ardhshme të sistemit gjyqësor në pjesën veriore të Kosovës nën sundimin serb, shkruan BI, transmeton Beta.

Burimet e agjencisë Beta në Bruksel nuk kanë konfirmuar e as mohuar informacionet e tilla, me arsyetimin se bisedimet janë në një fazë serioze.

Në anën tjetër, nga deklaratat e presidentit serb Tomislav Nikolic dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, nuk ishin të qarta nëse ka marrëveshje me Prishtinën.

Mosmarrëveshja mbi veriun e Kosovës vazhdojnë dhe të dy palët nuk ia dolën të merren vesh në Bruksel në raundin e 4 marsit. Takimi i ardhshëm do të mbahet më 20 mars. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.