"Marrëveshja për doganat - pazar kryeministrash"
Takimi i katërt ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, i zhvilluar në Bruksel, ka rezultuar me arritjen e marrëveshjes së përkohshme për doganat.Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se vetë komunikata e përbërë prej tri fjalish, e cila është lëshuar nga Zyra e Baroneshës Ashton, tregon për mostransparencën e këtij procesi, raporton KTV.
Ai e ka quajtur marrëveshjen për doganat si pazar kryeministrash. Për Konjufcën kjo marrëveshje bën legalizimin e strukturave kriminale në veri dhe jo shpërbërjen e tyre. /Telegrafi/