Marrëveshje për njohjen e patentë shoferëve
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota , me ftesë të homologut të tij nga qeveria shqiptare, Sokol Olldashi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Me këtë rast dy ministrat diskutuan gjerësisht për bashkëpunimin, e veçmas ne sektorët e transportit dhe insfrastrukturës .Në emër të qeverive të dy vendeve Mujota dhe Olldashi kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit për automjete - patentë-shoferëve të shtetasve të dyja vendeve.
Kjo marrëveshje bëhet në një moment shumë të rëndësishëm pasi përkon me fillimin e sezonit turistik në Shqipëri. /Telegrafi/