Masakra e Breivik mund të ishte shmangur

21:35 / 13.08.2012
Masakra e ekstremistit të djathtë, Anders Behring Breivik, më 21 korrik të vitit të kaluar në Norvegji, mund të ishte shmangur, ose të paktën kufizuar nëse policia do të kishte qenë më efikase.

Kështu doli të hënën me raport një komision i pavarur i ngarkuar nga qeveria norvegjeze për të nxjerrë mësime nga ngjarja e rëndë dhe për të mundësuar ndreqjen e gabimeve në të ardhmen.

Raporti, i ashpër ndaj disa aparateve të caktuara të sigurisë, i është dorëzuar tashmë kryeministrit norvegjez Jens Stoltenberg, i cili do ta mbikëqyrë, raporton TCH.

Pak më shumë se një vit më parë Anders Behring Breivik, pasi vuri një bombë në një makinë pranë selisë së Ministrisë së Naftës në Oslo, që vrau 8 persona, u spostua në ishullin Utoja, ku në një tubim të rinjsh hapi zjarr me armë automatike dhe vrau 69 prej tyre.

Breivik, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjeve, por jo përgjegjësinë kriminale, është në proçes gjykimi dhe gjatë këtij muaji, gjykata do të shprehet nëse do të vendosë ndaj tij burgimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë apo shoqërimin në një klinikë të shëndetit mendor. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Anders Behring Breivik
Anders Behring Breivik
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.