Masakra e Poliçanit, arrestohet dhunuesi i kufomës

16:48 / 7.08.2012
Kushtrim Guri, i cili ishte shpallur në kërkim pas përdhosjes së kufomës së vrasësit të vëllait të tij, është vënë në pranga nga policia.

Guri, i cili qëndronte i fshehur në një banesë të qytetit është arrestuar pas aksionit të zhvilluar nga forcat e policisë lokale, të cilat janë ndihmuar edhe nga forcat speciale.

Një ditë më parë, sapo ka parë vëllain e vdekur dhe ka mësuar se kush ishte autori i kësaj vrasje, me sopat në dorë, Kushtrim Guri i është vërsulur kufomës së rojës, duke e qëlluar disa herë në qafë.

Kushtrim Guri është arrestuar për kryerjen e veprës penale të “Dhunimit të varreve”, të parashikuar në nenin 118 të Kodit Penal.

“Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës si dhe vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”, theksohet në nenin 118 të Kodit Penal, akuzë për të cilën do të përgjigjet shtetasi Kushtrim Guri.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, kur shefi i sigurisë teknike të armatimit në uzinën e Armëve të Poliçanit, Vladimir Guri është qëlluar për vdekje nga roja Shpëtim Dervishi.

Ky i fundit menjëherë më pas, është futur në kabinën e rojës dhe i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me të njëjtën armë zjarri.

Pas këtij krimi, vëllai i të vrarit Vladimir Guri, është futur në repartin ushtarak ku ndodhet uzina e armëve, dhe i është sulur rojës që ishte i vdekur, duke i prerë kokën vrasësit të vëllait të tij.

Dyshimet janë se sherri i nxehtë erdhi për shkak të një grindjeje lidhur me një familjare të personave të përfshirë në krimin e rëndë, e cila ishte larguar nga puna, transmeton NOA. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.